Lidhje

Gjen. Kiareli: suksese të koalicionit në Irak - 2005-01-06


Komandanti i forcës shumëkombëshe në Bagadd, Gjeneralmajori Peter Kiareli, thotë se koalicioni po korrë sukses në luftën kundër kryengritësve, të cilët po përpiqen të bllokojnë zgjedhjet e 30 janarit në Irak.

Gjenerali Kiareli thotë se ka shumë mundësi që armiku i pamëshirshëm ta vazhdojë fushatën e dhunës ndërkohë që afrohet dita e votimit. Por, ai thekson se përgjithësisht gjendja në Bagdad është përmirësuar.

Kryeministri i përkohshëm irakian, Iyad Allaui, deklaroi se dhuna nuk do t’i bllokojë zgjedhjet. Por, kryengritësit vazhduan edhe dje fushatën e shpërthimeve vetëvrasëse. Në Hillah, në jug të Bagdadit, shpërthimi i një makine bombë shkaktoi vdekjen e të paktën 15 vetëve në një akademi polcore. Një shpërthim tjetër vtatëvrasës shkaktoi vdekjen e 6 policëve në Bakuba.

Ndërkohë në Bagdadin perëndimor, shpërthimi i një makine bombë që kishte në shënjestër një autokolonë ushtarake amerikane, la të vdekur dy civilë irakianë. Dhe në qytetin Ramadi, katër civilë u vranë gjatë luftimeve midis trupave amerikane dhe kryengritësve

XS
SM
MD
LG