Lidhje

SHBA: Pezullohet numërimi ceremonial i votave elektorale - 2005-01-06


Në Shtetet e Bashkuara, numërimi ceremonial i votave elektorale nga zgjedhjet presidenciale u pezullua ndërkohë që kongresi po diskuton mbi problemet e njoftuara ditën e zgjedhjeve në shtetin Ohio.

Një grup i vogël demokratësh dorëzuan një ankesë zyrtare për rezultatet në Ohio, duke detyruar kështu kongresin të ndërpriste numërimin e votave dhe të diskutonte mbi parregullsitë e pretenduara. Demokratët thonë se kolonat e gjata të pritjes dhe mungesa e paisjeve të votimit në zonat kryesisht demokrate i kushtuan senatorit John Kerry zgjedhjet në këtë shtet dhe në të gjithë vendin. Protesta e tyre nuk ka të ngjarë të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve, të cilat treguan se presidenti Bush e mundi kandidatin Kerry me 118 mijë vota më shumë në Ohio dhe fitoi 286 vota elektorale kundrejt 252 të rivalit të tij në shkallë vendi. Që zgjedhjet të shpallen të pavlefshme, duhet që dy dhomat e kongresit me shumicë republikane ta mbështesin një ankesë të tillë.

XS
SM
MD
LG