Lidhje

OKB-ja po ngre kampe në Indonezi për strehimin e rreth 5 mijë refugjatëve - 2005-01-06


Kombet e Bashkuara po hapin kompe të tjera në Indonezi për të strehuar deri në 5 mijë refugjatë. Indonezia është vendi i goditur më rënë nga tërmeti që shkaktoi cunamin të përmbytë zona bregdetare me popullsi të dendur. Më shumë se 90 mijë indonezianë kanë humbur jetën, shumica në krahinën Aceh.

Sekretari amerikan i Shtetet, Kolin Pauëll, bëri një vizitë në këtë rajon: “Unë kam parë shumë gjatë karierës time, kam qenë në luftë dhe në një numër uraganësh si edhe në operacione të ndryshme ndihmash. Por unë, theksoi Sekretari Pauëll, nuk kam parë kurrë pasoja të këtyre përmasave.”

Më shumë se 3 miliardë dollarë ndihma janë premtuar deri tani për të ndihmuar banorët e zonave të 12 vendeve të goditura nga dallgët rrënimtare. Nga kjo shumë, 350 milionë dollarë janë premtuar nga Shtetet e Bashkuara.

Në Indonezi, Shtetet e Bashkuara kanë angazhuar edhe më shumë se 13 mijë trupa dhe 14 anije për të dërguar furnizime, për të riparuar linjat elektrike, për të siguruar ujë të pijshëm dhe për të dhënë ndihmë mjekësore e teknike. Helikopterë nga aeroplanmbajtësja USS Abraham Linkoln po kryejnë misione humanitare nëpër zona të izoluara që nuk mund të arrihen me rrugë tokësore.

Gjatë një bisede me një korrespondent të gazetës Uashington Post, një 14 vjeçar, i cili e identifikoi veten si Mukhlis, banor i qytetit indonezian Lamno, është një prej atyre që po merr ndihmë të dërguar atje nga një helikopter amerikan. Mukhlisi thotë se zona është tani e sigurt dhe se ata kanë mjaft për të ngrënë.

Sekretari Pauëll tha se atje po dërgohen më shumë helikopterë: “Ne do të rrisim numrin e helikopterëve që do të jenë në dispozicion të autoriteteve që drejtojnë operacionin e ndihmave dhe ne do t’u përgjigjemi kërkesave të autoriteteve indoneziane për material strehimi dhe ndihmë ushqimore.”

Qeveria e Shteteve të Bashkuara, tha shefi i diplomacisë amerikane, do të bëjë ç’është e mundur për të ndihmnuar qeverinë indoneziane në përpjekjet për të lehtësuar vuajtjet njerëzore dhe për të filluar procesin e rindërtimit.”

XS
SM
MD
LG