Lidhje

Bush: Zgjedhjet e 30 janarit-moment historik për Irakun - 2005-01-07


Presidenti Bush po u bën thirrje të gjithë irakianëve që të dalin në votime, duke thënë se zgjedhjet e 30 janarit përbëjnë një moment historik dhe shpresëdhënës në Irak.

Duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, zoti Bush tha se është me rëndësi për irakianët të votojnë për Asamblenë Kombëtare, sepse ajo do të hartojë kushtetutën e përherëshme të vendit.

Megjithë shkallëzimin e dhunës në disa zona, zoti Bush tha se 14 nga 18 provincat e Irakut janë relativisht të qeta. Megjithatë, katër provincat më të dhunshme banohen nga më shumë se gjysma e popullsisë irakiane. Sulmet e djeshme u kushtuan jetën 9 trupave amerikane dhe disa dhjetra irakianë janë vrarë që nga e djela.

Zoti Bush konfirmoi gjithashtu një raport të gazetës the New York Times se po dërgon një ekip në Irak për të vlerësuar politikën amerikane në vend. Gazeta shkruante se gjenerali në pension, Gary Luck, do të vlerësojë nivelet e trupave amerikane, stërvitjen e forcave irakiane dhe strategjinë për goditjen e kryengritësve.

XS
SM
MD
LG