Lidhje

Shuma e ndihmave për rajonet e goditura nga Cunami arrin në 5 miliardë - 2005-01-08


Shuma e dhurimeve qeveritare dhe private për viktimat e cunamit ka arritur në 5 miliardë dollarë, ndërkohë që numri i vdekjeve në Azinë Jugore i tejkaloi 150 mijë.

Indonezia konfirmoi dje edhe 7 mijë vdekje të tjera, duke e rritur numrin e viktimave në atë vend në 100 mijë, shumica në krahinën e goditur më rënë të Acehut. Kjo e sjell numrin e përgjithshëm të vdekjeve në rajon në më shumë se 153 mijë.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, bëri një turne dje në Aceh, ndërkohë që Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauëll, vizitoi fshatrat e goditura rëndë në Sri Lankë.

Gjatë një takimi të Bashkimit Evropuan të enjten, vendet anëtare diskutuan rreth krijimit të një force të reagimit të shpejtë posaçërisht për raste katastrofash. Blloku prej 25 vendesh anëtare ka premtuar afro 2 miliardë dollarë për të financuar përpjekjet e ndihmave.

Kombet e Bashkuara po u bëjnë thirrje qeverive t’i japin sa më shpejt ndihmat e premtuara nga frika se paratë e dhëna do të jenë më të pakta se fondet e premtuara.

Ndërkohë, ministrat e financave të vendeve anëtare të Grupit të Shtatëshes kanë rënë dakord të mbështesin pezullimin e pagesave për shlyerjen e borxheve nga vendet e goditura.

XS
SM
MD
LG