Lidhje

Shtohen tensionet në Luginën e Preshevës - 2005-01-09


Sot në Fshatin Rahovicë në praninë e një numri të madh të qytetarëve nga Lugina e Pershevës, është varrosur 16 vjeçari Dashnim Hajrullahi i cili është vrarë të premtën nga pjesëtarët e ushtrisë serbomalazeez, në kufirin midis Serbise-Maqedonisë. Tensionet politike në Luginën e Preshevës janë ngitur dukshem pas kësaj tragjedie, mirëpo zyrtarët lokal premtojnë se nuk do të lejojnë shkallëzimin e dhunës.

Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë rreth 20.000 shqiptarë nga treva e Luginës së Preshevës. Ata më parë me kortezhin funeral kanë kaluar në mesditë nëpër qendër të Preshevës, ku për disa minuta janë ndalur para ndërtesës së kuvendit komunal, dhe pastaj e kanë vazhduar rrugën për në varrezat e fshatit Rahovicë. Duke folur në varrim, prefekti i Bujanocit, Nagip Arifi i ka akuzuar forcat e sigurimit serbomalazez për vrasjen e Hajrullahut dhe ka vlerësuar se “fryma e kasapit të Ballkanit, Millosheviqit, edhe më tutje është prezente në rajon. Ai ka thënë se forcat e tija ushtarake, që janë prezente në Luginën e Preshevës, e kanë vrarë Dashnim Hajrullahun.

Kurse udhëheqësi i Lëvizjes për Progres Demokratik, Orhan Rexhepi e ka akuzuar pushtetin e Serbise per kete ngjarje por edhe udhëheqësit vendor shqiptar sepse, sikurse ka vlerësuar, janë mashtruar kur janë pajtuar të bashkëpunojnë ngushtë me strukturat shtetërore të Serbisë.Edhe pse tensionet politike në Luginën e Preshevës janë shtuar si pasojë e kësaj vrasje, mbrëmë dhe sot para dite në këtë trevë nuk është regjistruar asnjë incident. Kryetari i Kuvendit të Preshevës, Ragmi Mustafa i ka ftuar shqiptarët që që të “përmbahen nga hapat e nxituar” dhe ka shfaqur bindjen se situaat do të rregullohet deri të hënën. “Presim uljen e tensioneve politike të krijuara pas vrasjes së të riut Dashnim Hajrullahu dhe do të bejmë çmos që të pengohet shkallëzimi i krizës”, ka thënë Mustafa për mediat serbe.

Ndaj kësaj vrasje nuk ka reagime të zyrtarëve më të lartë të Serbisë, përpos shefit të Trupit Bashkërendues për jugun e Serbisë Nebojsha Çoviqit dhe të ministrit për të Drejtat e njeriut e të miniriteteve të Unionit Serbomalalez Rasim Lajiq. Lajiq ka deklaruar se duhet të evitohet keqpërdorimi politik i vrasjes dhe ka paralajmëruar se nesër do ta vizitojë komunën e Preshevës e të Bujanocit ku do të bisedoj me zyrtarët vendor mbi rrethanat politike në jug të Serbisë pas kësaj tragjedie. Ai ka thënë se ka ndodhur gjëja më e keqe - është humbur një jetë e të riut, por do të ishte dëmi edhe më i madh nëse vazhdon rritja e tensioneve politike e ndëretnike në jug të Serbisë.

Kurse Shefi i Misionit të OSBE në Beograd, Mauricio Masari ka shfaqur brengosje me rastin e kësaj vrasje dhe ka kërkuar që të zhvillohen hetime të pota e të hollësishme të këtij rasti.

Ndërkaq drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiq thekson se vrasja e të mirruit shqiptar tregon se situata politike dhe e sigurisë në jug të Serbisë është shumë e brisht, dhe ka shtuar se kjo ngjarrje tragjike veç po keqpërdoret dhe po rritet në diskutim politik e të sigurisë. Kjo sipas tij është grindja që na kthen në pozicionet para planit të Qeverisë së Serbisë nëse jugu i Serbisë duhet të çmilitarizohet plotësisht që, siç thotë, së shpejti do të shtrohet si çështje nga udhëehqësit e shqiptarëve.

Mirëpo Janjic thotë se politikanët e Beogradit gjatë tërë nëntorit e dhjetorit i kanë shtuar tensionet me paralajmërime të konflikteve tragjike në jug të Serbisë, por ata edhe më tutej po sillen joseriozisht me gjërat serioze.

Nesër do të vazhdojë mbledhja e Kuvendit të Preshevës e ndërperë dje për shkak të përpjekjes së disa qindar qytetarëve për t’u futur brenda. Konkluzionet e kësaj mbledhje që tani më janë harmonizuar do tu kumtohen pjesëmarrësve të mitingut të protestës të caktuar për ora 12, në qendër të qytetit.

XS
SM
MD
LG