Lidhje

Tërmet tjetër pranë epiqendrës së cunamit që shkatoi vdekjen e dhjetra-mijëra viktimave - 2005-01-10


Njoftohet se një tërmet e fuqishëm ra afër bregdetit të ishullit indonezian, Sumtra, pranë zonës ku goditi tërmeti shkatërrimtar i muaji të kaluar, i cili shkaktoi cuname që lanë të vdekur më shumë se 150 mijë njerëz.

Ende nuk ka pasur njoftime për viktima apo dëme nga tërmeti 6,2 ballësh sipas shkallës Rihter, i cili ra në det, rreth 60 kilometra larg Banda Aceh-ut, kryeqytetit të krahinës Aceh, ku dhjetëra-mijëra banorë humbën jetën në katastrofën e 26 dhjetorit.

Që nga tërmeti 9 ballësh sipas shkallës Rihter, qendra sizmologjke amerikane ka regjistruar më shumë se 150 pasgoditje me forcë pre 5 ballësh ose më të madhe.

Ndërkohë, forcat ushtarake amerikane ndërprenë për një kohë të shkurtër fluturimet humanitare në krahinën Aceh, kur një helikopter i forcave detare amerikane, që po dërgonte ndihma në atë zonë, u përplas duke shkaktuar plagosjen e 4 vetëve.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan, u takua të djelën me presidentin e Ishujve Maldive, Maumun Abdul Gajun, në vazhdën e turneut nëpër një numër vendesh për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga cunamët. Deri tani nuk janë dhënë njoftime të tjera rreth këtij takimit. //az//

XS
SM
MD
LG