Lidhje

Parlamenti shqiptar miraton kodin e ri zgjedhor - 2005-01-10


Parlamenti shqiptar miratoi sot pasdite ne një seancë të jashtëzakonshme ndryshimet në kodin elektoral i cili menjëherë u dekretua më pas nga presidenti Alfred Moisiu. Miratimi i Kodit u arrit falë votave të partisë socialiste dhe partisë demokratike. Partitë e vogla e kundërshtuan atë duke deklaruar se ai lë mundësi për abuzime dhe manipulime. Kritikat e tye kanë të bëjnë me mospërfshirjen në lista të emigrantëve dhe pamundësinë që ato të ndjekin procesin e numërimit të votave.

Parlamenti shqiptar pati sot një pamje tërësisht të ndryshme nga ajo cka ofron zakonisht. Polemikat mbi kodin zgjedhor nxorrën në skenë dy palë që përplaseshin. Partitë e vogla iu kundërvunë dy forcave kryesore politike, socialistëve dhe demokratëve të bashkuar pas një marrëveshjeje për reformën elektorale të arritur në ditët e fundit të dhjetorit. Lëvizja socialiste për Integrim e ish kryeministrit Ilir Meta dhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtar e pretendentit të fronit mbretëror Leka Zogu, dy grupimet me një numër të konsiderueshëm deputetësh por edhe partitë e tjera të voga të të dy krahëve janë të pakënaqura me përmirësimet që i janë bërë kodit elektoral. Thelbi i kundërshtive të tyre ka të bëjë kryesisht me procesin e transferimit të kutive të votimit në komisionet zonale dhe me procesin e numërimit. Këto parti deklarojnë se janë përjashtuar nga mundësia për të kontrolluar dhe ruajtur votat e tyre. Ish kryeministri Ilir Meta duke iu drejtuar dy partive më të mëdha u shpreh se ndryshimet janë bërë vetëm për interesat e tre të ngushta elektorale: " Do t’ju ftoj ta merrni në konsideratë faktin se po shkatërroni procesin zgjedhor në Shqipëri. Që këtë lloj kodi askush nuk mund ta pranojë si një hap përpara për zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri. Që po tensiononi dhe do tesniononi klimën politike në vend, kur i kemi të gjitha mundësitë për të organizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme".

Kritika të ashpra dhe nga e djathta. Kryetari i partisë demokratike të rinovuar Dashamir Shehi kërkoi me ngulm përfaqësimin në komisionet zgjedhore: " Nëse ju këtë e quani kod elektroral unë po ju them që kjo është principi i vjedhjeve që në fillim. Prandaj e vetmja gjë që mund të bëhet sot në këto kod kështu sic e kanë bërë është që tu shtohen partive parlamentare apo atyre që kandiodojnë në 70-80 zona mundësia e komisionerit. Aka gjë më të tjeshtë më elementare, më të moralshme se sa kjo? Të kërkoj një njeri të ruaj e të numëroj votën time"

Kodi u miratua falë votave të partisë socialiste dhe partisë demokratike ndërkohë që 15 deputetë të partive të vogla, të majta dhe të djathta votuan kundër ose abstenuan. Në mënyrë që legjislacioni i ri elektoral të nisë zbatimin sa më shpejt, ai u dekretua menjëherë edhe nga presidenti Alfred Mosiu.

Kodi i ri zgjedhor u hartua pas një periudhe të gjatë të karkaterizuar nga mosmarrëveshje të shumta mes partisë socialiste dhe asaj demokratike, nën ndërmjetësimin e shpeshtë të Osbe-së. Dy forcat kryesore janë angazhuar tashmë të hartojnë dhe miratojnë brenda mesit të muajit shkurt edhe ndarjen e re të zonave, e cila gjithashtu do të ketë asistencën e ekspertëve ndërkombëtar. Socialistët dhe demokratët arritën në fund të muajit të shkuar marrëveshjen mbi kriteret në të cilat do të bazohet harta e re elektorale.

XS
SM
MD
LG