Lidhje

Presidenti Bush: Më vjen keq që kam bërë deklarata pa dorashka rreth terrorizmit dhe luftës në Irak - 2005-01-14


Presidenti Bush tha se i vjen keq që ka bërë deklarata pa dorrashka rreth terrorizmit dhe luftës në Irak.

Në një intervistë të transmetuar dje nga rrjeti televiziv ABC, presidenti tha se ai do të duhet të ishte treguar më i kujdesshëm me frazat siç është për shembull rasti kur ai u ishte drejtuar kryengritësve në Irak me fjalët ” Dilni hapur” që ai e përdori në vitin 2003.

Presidenti tha se deklarata e tij për ta zënë Bin Ladenin "gjallë apo vdekur," pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, nuk ishte gjuha më diplomatike. Ai tha se gruaja e tij Laura ia kishte vënë në dukje menjëherë atë deklaratë.

Presidenti pranoi gjithashtu se administrata e tij nuk ka bërë punë të mirë në përpjekjet për të përmirësuar imazhin e Shteteve të Bashkuara në botën muslimane. Por ai tha se përpjekjet e Shteteve të Bashkuara pët të ndihmuar viktimat e cunamit në Azinë jugore do të ndihmojë në përmirësimin e këtij imazhi në botë.

Ndërkohë, kryengritësit vazhdojnë përpjekjet për të penguar mbajtjen e zgjedhjeve në Irak këtë muaj, duke vrarë dje politikanë dhe duke rrëmbyer 15 roje kombëtare. Persona të armatosur rrëmbyen rojet afër qytetit Hit gjatë një prite në anë të rrugës. Kryengritësit kanë vrarë qindra anëtarë të personelit të sigurimit irakian në përpjekje për të penguar mbajtjen e zgjedhjeve të 30 janarit.

Po dje, kryengritësit vranë edhe një zyrtar tjetër të zgjedhjeve, duke e rritur në shtatë numrin e punonjësve të zgjedhjeve të vrarë kohët e fundit.

Në veri, kryengritësit ngritën pritë dhe vranë tre zyrtarë të një partie politike kryesore kurde në qytetin e Mosulin me shumicë kurde. Një ushtar amerikan u vra në një sulm tjetër.

Ndërkohë, një komandant amerikan shprehu besimin se forcat amerikane do ta kapin terroristin Abu Musab al-Zarqawi, i cili ka lidhje me Al-Kaidën. Terroristi i lindur në Jordani është në listën e Shteteve të Bashkuara të personave më të kërkuar në Irak dhe u ka shpëtuar disa sulmeve ajrore, të cilët kanë pasur për qëllim ta vrasin atë.

XS
SM
MD
LG