Lidhje

Mbahet heshtje në nderimi të viktimave të tërmetit dhe cunamit në Oqeanin Indian - 2005-01-17


Kanë kaluar tri javë që kur Azia jugore u godit nga tërmeti dhe cunami shkatërrimtar dhe numri i vdekjeve vazhdon të rritet.

Disa vende mbajtën të djelën momente heshtjeje në shenjë nderimi për viktimat e tërmetit prej 9,0 sipas shkallës Rihter dhe cunamit të shkaktuar prej tij që tronditën Oqeanin Indian dhe lanë më shumë se 160 mijë njerëz të vdekur.

Indonezia njoftoi të djelën se kishte gjetur edhe afro 5 mijë kufoma të tjera duke e ngritur në 115 mijë numrin e përgjithshëm të vdekjeve vetëm në atë vend.

Nënsekretari amerikan i mbrojtjes, Paul Wolfowitz, ndodhet për vizitë në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakarta, ku ai u takua të djelën me ministrin indonezian të mbrojtes, Xhuuono Sudarsono. Më pas, ai u tha gazetarëve se Uashingtoni dhe Xhakarta duhet t’i përmirësojnë marrëdhëniet në fushën e mbrojtjes, të cilat janë ftohur gjatë viteve të fundit.

Ndërkohë, drejtori i Programit Botëror të Ushqimit, James Morris, u takua dje me udhëheqës kryengritës në Sri Lankë, pasi vizita e tij në ato zona ishte bllokuar fillimisht nga qeveria. Ai u tha gazetarëve se nuk ka dyshim se cunami kishte keqësuar edhe më tej problemet e mungesës së ushqimit në ato zona. //az//

XS
SM
MD
LG