Lidhje

Nju Jorker: administrata amerikane kryen misione të fshehta në Iran - 2005-01-17


Një gazetar amerikan thotë se administrata e Presidentit Bush po kryen misione të fshehta rekonicioni në Iran për të identifikuar objekte për goditje të mundshme ushtarake.

Në një artikull të botuar sot në revistën Nju Jorker, gazetari Seymor Hersh thotë se sipas burimeve të tij, Departamenti i Mbrojtjes ka dërguar fshehtazi ekipe me komando në Iran për të identifikuar objekte bërthamore, kimike ose baza raketash që mund të shkaktërrohen me goditje precize.

Zoti Hersh i cili ishte i pari që zbuloi keqtrajtimin e irakianeve në burgun Abu Graib të Bagdatit, thotë se një këshilltar i qeverisë me lidhje të ngushta më Pëntagonin i tha atij se drejtuesit civilë në Pentagon duan që forcat të hyjnë në Iran dhe të shkatërrojnë sa më shumë të munden nga infrastruktura ushtarake e këtij vendi.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Dan Bartlett tha se artikulli i zotit Hersh është i mbushur me pasaktësi dhe disa përfundime në të cilat ai arrin nuk janë të bazuara në fakte.

Ndërkohë, Pakistani hodhi poshtë njoftimin e revistës amerikane sipas të cilit Islamabadi ka ndihmuar Washingtonin për të spiunuar rreth qendrave bërthamore të Iranit.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme pakistaneze Masood Khan tha se njoftimi i revistës New Yorker është thjeshtë supozim. Zoti Khan tha gjithasutu se nuk ka dijeni në se Washingtoni ka spiunuar rreth programit të armëve bërthamore të Iranit.

Pakistani është mbërthyer në skandalin e tij të armëve bërthamore që kur u njoftua se shkencëtari i tij më i njohur, Abdul Qadeer Khan ishte udhëheqësi i një rrjeti sekret shumë milionë dollarësh që i shiti teknologji bërthamore disa vendeve, përfshirë Iranin. Abdul Qadeer Khan e pranoi fajësinë por u fal nga preisdenti Pervez Musharaf në shkurt të vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG