Lidhje

Sekretari i shtetit Powell mban fjalimin e lamtumirës - 2005-01-19


Sekretari i shtetit, që po largohet, Colin Powell mban fjalimin e tij të lamtumirës në departamentin amerikan të shtetit sot duke falenderuar kolegët për kontributin e tyre në përpjekjet e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara.

Zoti Powell tha se vlerëson mundësinë që iu dha për të shërbyer në këtë departament dhe shtoi se koha që kaloi atje do ti sjell ndërmend gjithmonë kujtime të mira.

Zoti Powell tha se kolegët e tij duhet të krenohen me rezultatet e arritura nga departamenti i shtetit, përfshi përpjekjet mbarë botërore pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit dhe luftën e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuar kundër terrorizmit.

Sekretari Powell veçoi marrëdhëniet e përmirësuara të Shteteve të Bashkuara me Rusinë dhe Kinën, përpjekjet e ndërmjetësimit në Azinë Jugore dhe Lindjen e Mesme si dhe përpjekjet e shpëtimit në mbarë botën.

Zoti Powell shprehu gjithashtu besimin në aftësinë e udhëheqjes së Kondoliza Rajs, e cila pritet të jetë pasuesja e tij në këtë post.

XS
SM
MD
LG