Lidhje

Trupat amerikane sulmojnë kryengritësit në Mosul - 2005-01-20


Trupat amerikane ndërmorën sulme të reja në afërsi të qytetit verior të Irakut, Mosul, duke arrestuar persona të dyshuar si kryengritës dhe konfiskuar armë, në përpjekje për të siguruar qytetin në prag të zgjedhjeve të 30 janarit.

Zyrtarët ushtarakë amerikanë thonë se 9 persona u arrestuan gjatë natës dhe rreth 200 të tjerë u arrestuan gjatë javës së kaluar.

Në Samarra, në jug të Mosulit, të paktën tre ushtarë irakianë u vranë sot në një shpërthim në anë të rrugës.

Ndërkohë, zyrtarët britanikë dhe suedezë po përpiqen të konfirmojnë një lajm të publikuar në internet nga ana e organizatës ekstremiste Ushtria e Ansar al-Sunnas, e cila thotë se ka rrëmbyer dhe vrarë një britanik dhe një suedez pranë qytetit Beiji.

Po ashtu, zyrtarët kinezë po përpiqen të sigurojnë lirimin e 8 shtetasve kinezë. Rrëmbyesit e tyre kanë kërcënuar se do t’i ekzekutojnë ata sot.

XS
SM
MD
LG