Lidhje

Maqedoni: Komiteti i Helsinkit shpreh shqetësimin për gjendjen e të drejtave të njeriut - 2005-01-22


Gjatë vitit të kaluar në Maqedoni nuk kanë ekzistuar kushte për praktikimin dhe mbrojtjen e të drejtave themelore dhe lirive të njeriut në nivelin e shteteve demokratike evropiane, ndërsa shteti në shumë raste edhe vetë i ka shkelur dhe rrezikuar të drejtat e qytetarëve të vet.

Ky vlerësim është dhënë në një raport të Komitetit të Helsinkit për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut në Maqedoni.

Sipas raportit vjetor të Komitetit të Helsinkit, Maqedonia është në rrugën e shndërrimit në një vend ku nuk respektohen liritë dhe të drejtat themelore të njeriut.

Kjo organizatë paralajmëron qeverinë se ajo vazhdimisht po rrezikon të drejtat e qytetarëve. Në bazë të raportit, qytetarët janë të diskriminuar në mbrojtjen e të drejtave të tyre në sferën sociale dhe ekonomike.

Komiteti i Helsinkut vlerëson se fuqia e pushtetit zbatohet nga partitë politike dhe jo nga strukturat legjitime institucionale.

Komiteti vlerëson se policia në Maqedoni është e papërgjegjshme dhe në shumë raste ka ushtruar dhunë dhe torturë, ndërkaq sistemi i drejtësisë është joefikase dhe e korruptuar.

Në raport më tej theksohet se shumica e qytetarëve sidomos gjatë vitit të kaluar janë paraburgosur në mënyrë të paligjshme nga ana e organeve zyrtare.

Po ashtu thuhet se Avokati i Popullit si institucion më i fuqishëm për drejtat e njeriut është vënë nën mbikqyrjen e partive politike.

“Në Maqedoni miratohen ligje dhe më pastaj ato nuk respektohen ose nuk zbatohen në praktikë nga ana e institucioneve”, theskohet më tej në raportin e Komitetit të Helsinkut për të drejtat dhe liritë e njeriut”.

Kjo organizatë paralajmëron se Qeveria nuk tregon sinjale për përmirësimin e gjendjes së të drejtave të njeriut.

XS
SM
MD
LG