Lidhje

Zhvillimet e reja në Palestinë përshëndetën nga SHBA dhe Izraeli - 2005-01-22


Zyrtarët izraelitë përshëndetën përpjekjet palestineze për të siguruar zonat e trazuara të Rripit të Gazës dhe zyrtarët amerikanë thanë se do të dërgojnë një përfaqësues të posaçëm në rajon për të nxitur masa të mëtejshme pozitive.

Këto deklarata pasuan dislokimin e mijëra policëve palestinezë në Gazën veriore për të patrulluar zonat kufitare që përdoren nga ekstremistët për ndërmarrjen e sulmeve me raketa. Një dislokim tjetër në Gazën jugore është në plan të bëhet brenda dy ditësh.

Patrullat e reja u dislokuan ndërkohë që presidenti palestinez, Mahmud Abaz, zhvilloi bisedime me ekstremistë në përpjekje për t’u dhënë fund sulmeve kundër Izraelit.

Zyrtarët amerikanë i përshëndetën këto zhvillime dhe thanë se do të dërgojnë në rajon ndihmës-sekretarin e shtetit, William Burns, javën tjertër për takime me zyrtarë izraelitë dhe palestinezë.

XS
SM
MD
LG