Lidhje

Grupi Ndërkombëtar i Krizave: e ardhmja e Kosovës, pavarësia - 2005-01-23


Grupi Ndërkombëtar i Krizave, një organizatë e pavarur që përpiqet për parandalimin e Krizave, thotë se në se nuk shpallet e pavarur, në Kosovë mund të fillojnë përsëri trazirat.

Në raport thuhet se shumica shqiptare e popullsisë së Kosovës pret që komuniteti ndërkombëtar të marrë një vendim lidhur me aspiratat e saj për pavarësi.

Në se në vitin 2005, thuhet në raport, nuk bëhet përparim i ndjeshëm drejt zgjidhjes së statusit përfundimtar të Kosovës, ekziston rreziku që pakica serbe të kërkojë mbrojtje nga forcat e armatosura serbe, gjë që mund ta kthejë Kosovën përsëri në konflikt.

Grupi Ndërkombëtar i Krizave thotë në raportin e saj se në se qeveria e re e Kosovës do që ta udhëheqë popullin e vet drejt pavarësisë, ajo duhet të angazhohet për demokracinë dhe të ushtrojë ”respekt dhe mbrojtje të plotë” për serbët Kosovës dhe pakicat e tjera.

Bisedimet në Kombet e Bahskuara mbi statusin e Kosovës pritet të fillojnë këtë vit.

XS
SM
MD
LG