Lidhje

Moti i ftohtë pengon trafikun në disa shtete amerikane - 2005-01-23


Njerëzit kudo në Shtetet e Bashkuara po përballen me një stuhi të madhe bore, trashësia e së cilës në disa rajone ka arritur deri në 40 centimetra.

Stuhia pothuajse ka paralizuar trafikun ajror në qytetet Boston dhe Nju Jork dhe i ka bërë rrugët mjaft të vështira për miliona njerëz që përdorin automjetet.

Aeroporti i Çikagos, O’Hare, aeroporti me trafikun më të madh në Shtetet e Bashkuara, anuloi dje më shumë se 600 fluturime si pasojë e borës së madhe.

Edhe sot, në disa rajone të verilindjes, kushtet e motit vazhdojnë të jenë të vështira, ndërkohë që një rrymë e ftohtë ajri ka sjellë temperatura mjaft të ulta.

XS
SM
MD
LG