Lidhje

Shqipëria nënshkruan programin Cards të Fqinjësisë - 2005-01-25


Shqipëria nënshkroi sot një marrëveshje me Komisionin europian në kuadër të programit Cards të Fqinjësisë 2004 për vendet e Ballkanit perendimor vlera e përgjithshme e të cilit është 15 milion euro.

Shqipëria pritet që nëpërmjet këtij programi të ketë akses në të paktën 3.2 milion euro për financimin e projekteve ndërkufitare me fqinjët e saj.

Nën programin Cards 2004 të Fqinjësisë janë propozuar 10 programe individuale dhe Shqipëria do të marrë pjesë në dy programe bilaterale me Italinë dhe Greqinë s dhe në dy programe të tjera ku marrin pjesë shumë vende, nga të cilat mund të sigurohen përfitime financiare shtesë.

Financimet mund të përdoren për projekte që lidhen me zhvillimin social dhe ekonomik, në mbrojtjen e ambientit dhe shëndetit, parandalimin dhe luftën kundër krimit të organizuar apo sigurimin e kufijve.

XS
SM
MD
LG