Lidhje

OKB: Shqipëria nuk i ka plotësuar objektivat për pakësimin e varfërisë - 2005-01-26


Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara, Shqipërisë do t’i duhen 21,1 miliardë dollarë amerikanë për të ulur varfërinë në 10 vitet e ardhshme.

Studimi i Programit të OKB-së për zhvillim, që ka vëzhguar plotësimin nga ana e Shqipërisë të objektivave të zhvillimit të mijëvjeçarit thekson se është vendimtare që Shqipëria të përmirësojë qeverisjen për të arritur këto objektiva, sepse ka përdorur vetëm 65 për qind të ndihmës që ka marrë në 10 vitet e kaluara.

Në raportin e publikuar sot në Tiranë, thuhet se për të përgjysmuar numrin e njerëzve që jetojnë në varfëri, vendit i nevojiten burime shtesë, përveç atyre të brendshme. Sipas këtij raporti 25 për qind e njerëzve në Shqipëri jetojnë në varfëri, mes së cilëve 5 për qind në varfëri ekstreme.

Agjencia e OKB-së vlerëson se në këtë situatë, është veçanërisht e nevojshme që të përmirësohet qeverisja dhe infrastruktura dhe të rritet cilësia e shërbimit në shëndetësi dhe zhvillim.

XS
SM
MD
LG