Lidhje

Dëbora izolon rreth 250 mijë banorë të Veriut të Shqipërisë - 2005-01-26


Rreshjet e shumta te debores, qe vazhdojne te bien prej tre ditesh, kane izoluar rreth 250 mije banore te komunave malore, ne Veri te Shqiperise. Pjesa me e madhe e shkollave kane nderprere mesimin, ndersa jane veshtiresuar se tepermi sherbimet sociale dhe shendetesore per popullaten e kesaj zone. Deri tani nuk ka njoftime per mungese te rezervave ushqimore, megjithate, zyrtare te prefektures se Kukesit, pohuan se ne depot e rezervave te shtetit ne Kukes, Has dhe Tropoje, gjenden rreth 1700 ton ushqime.

Per shkak te rreshjeve te debores, qe kane arritur trashesine mbi nje meter e gjysem si dhe te orteqeve, eshte bllokuar teresisht rruga automobilistike qe shkon ne drejtim te Kosoves. Postblloqet e policise rrugore po ndalojne futjen e autoveturave, autobuzeve dhe kamioneve ne aksin e rruhes Fushe Arres Kukes qe shkon ne drejtim te Kosoves.

Forcat dhe mjetet e ushtrise, policise dhe ndermarrjeve te rrugeve, nderhyne per me shume se dhjete ore per t’u ardhur ne ndihme disa qindra udhetareve, te bllokuar ne rreth 40 automjete, ne afersi te Qafes se Malit.

Zedhenesi i Prefektures se Kukesit, Besimn Cengu, tha per Zerin e Amerikes se nente automjete borepastruese, te ushtrise, policise, ndermarrjeve te rrugeve dhe te Kompanise “Mak Albania”, shkuan ne ndihme te udhetareve te bllokuar dhe, vetem sot ne mesdite, arriten te hapin perkohesisht rrugen, duke mundesuar evakuimin e tyre.

Edhe policia e Qarkut te Shkodres ka nderhyre ne dy raste, per te evakuuar nga zona e rrezikut, 27 automjete te bllokuara ne vendin e quajtur Qafe Plep, ne rrethin e Pukes.

Sot pasdite,Ministri i pushtetit vendoir dhe decentralizimit, Ben Blushi ishte ne Shkoder e me pas ne Puke,per te para nga afer situaten.Ministri premtoi hapjen e nje fondi ne ndihme te Qarqeve Kukes,Shkoder, Diber e Lezhe per te perballuar suituaten e renduar atmosferike.

Edhe Drejtori i pergjithshem i policise se shtetit, Bajram Ibraj si dhe drejtues te ministrise se mbrojtjes ishin sot ne zonen e Fushe Arresit,ne perpjekje per te marre masat e enevojshme per sigurimin e levizjes, neper akset rrugore qe shkojne drejt rretheve veriore te Shqiperise si dhe Kosoves.

XS
SM
MD
LG