Lidhje

Përkujtohet 60 vjetori i çlirimit të Aushvicit - 2005-01-27


Veprimtaritë me rastin e 60 vjetorit të çlirimit të kampeve naziste të vdekjes Aushvic dhe Birkenau filluan me një shërbesë ceremoniale lutjesh në një fshat jugor të Polonisë.

Ish të burgosurit që mbijetuan kampin Aushvic u mblodhën dje së bashku me klerikë të krishterë dhe hebrenjë në kishën e fshatit për t’u lutur për viktimat e Luftës së Dytë Botërore.

Nën-presidenti amerikan, Dik Çeni, i cili përfaqëson Shtetet e Bashkuara në këto ceremoni, tha se bota nuk duhet t’i harrojë kurrë tmerret e Holokaustit. Ai e bëri këtë koment në Krakov të Polonisë, në prag të ceremonive kryesore me rastin e përvjetorit në qytetin polak Osviecim.

Në ceremonitë përkujtimore të Holokaustit, Nënpresidenti Cheney po bashkohet me udhëheqës botërorë dhe personalitete të tjera, ushtarë të periudhës sovjetike dhe ish të burgosur që mbijetuan Holokaustin.

Më shumë se një milionë të burgosur, shumica e tyre hebrenjë, vdiqën në këto dy kampe përqendrimi.

XS
SM
MD
LG