Lidhje

Izrael: rrethanat janë të përshtatshme për rezultate historike në Lindjen e Mesme  - 2005-01-28


Kryeministri izraelit, Ariel Sharon, thotë se rrethanat janë të përshtatshme për arritjen e rezultateve historike në procesin e paqes për Lindjen e Mesme si rrjedhim i hapava të ndërmarrë nga udhëheqja e re palestineze.

Zoti Sharon i bëri këto komente dje, duke thënë se në qoftë se presidenti palestinez, Mahmud Abaz, arrinë të ndalojë sulmet terroriste, Izraeli do të ishte i gatshëm të çojë përpara procesin e paqes.

Ndërkohë, zoti Abaz i bëri thirrje Izraelit të pranojë menjëherë një armëpushim, pasi ai arriti t’i bindë grupet ekstremiste palestineze që t’i ndalojnë sulmet kundër Izraelit.

Po dje, palestinezët në Rripin e Gazës mbajtën zgjedhjet e para vendore pas pothuajse 30 vjetësh.

XS
SM
MD
LG