Lidhje

Autoriteti palestinez shton praninë policore në Rripin e Gazës - 2005-01-29


Mijëra policë palestinezë kanë filluar të disklokohen në pjesën jugore të Rripit të Gazës në përpjekje për të parandaluar sulmet e ekstremistëve me raketa dhe mortaja kundër Izraelit.

Autoritetet palestineze thanë se forcat e sigurimit u nisen për në kampet e trazuara Khan Yunis dhe Rafah të refugjatëve.

Pak më pas, shefi i ushtrisë izraelite urdhëroi trupat e tij për të ndaluar operacionet në të gjitha zonat e Rripit të Gazës ku janë disklokuar forcat policore palestineze.

Duke folur në Davos të Zvicrës, zëvëndës-kryeministri izraelit, Shimon Peres, shprehu optimizëm rreth mundësive te reja për arritjen e paqes në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë, grupi ekstremist Hamas korri një fitore bindëse në zgjedhjet vendore të Rripit të Gazës. Rezultatet përfundimtare tregojnë se Hamasi ka fituar kontrollin e shtatë nga 10 këshillat vendorë të Gazës.

Departamenti amerikan i Shtetit reagoi duke thënë se Hamasi vazhdon të shikohet si organizatë terroriste.

XS
SM
MD
LG