Lidhje

Mal i Zi: Krijohet Këshilli i Lëvizjes për Pavarësi - 2005-01-29


Në Podgoricë u themelua Këshilli i Lëvizjes për Pavarësinë e Malit të Zi, ku morën pjesë mbi 130 intelektualë nga të gjitha trevat e kësaj republike. Këshilli miratoi Platformën e Lëvizjes, e cila si objektiv ka ripërtrirjen e shtetësisë së Malit të Zi dhe organizimin e qetë dhe të suksesshëm të referendumit për pavarësi.

Në Kuvendin themelues të Këshillit për Lëvizjen për Pavarësinë e Malit të Zi ishin të pranishëm mbi 130 anëtarë nga Shoqatat Joqeveritare, intelektualë të pavarur, politikanë dhe personalitete të njohura nga të gjitha trevat e Malit të Zi.

Në Kuvend u miratua Platforma e Lëvizjes , e cila në thelb përmban ripërtrirjen e shtetësisë së Malit të Zi dhe organizimin e referendumit për pavarësinë e tij.Detyra parësore e Këshillit mbetet përgatitja për organizimin sa më demokratik të referendumit për pavarësinë e Malit të Zi që planifikohet të mbahet më së largu deri në janar të vitit të ardhshëm.

Bashkërenduesi i Lëvizjes për Pvarësi, Branko Llukovac tha se “qëllimi i Lëvizjes është organizimi i suksesshëm e referendumit ku të gjithë do të jenë fitues”. Ai vuri në dukje se “Lëvizja nuk do të jetë institucionale,por një nismë dhe mbështetje e madhe gjithëpopullore drejt realizimit të projektit për pavarësinë e Malit të Zi”.

Në Kuvendin themelues morën pjesë personalitete të njohura edhe nga pakicat kombëtare në Mal të Zi si shqiptarë, boshnjakë dhe kroatë. Pritet që në Lëvizjen për Pavarësinë e Malit të Zi të integrohen edhe forcat politike shqiptare.

XS
SM
MD
LG