Lidhje

Demokratët kërkojnë nga presidenti një stategji daljeje nga Iraku - 2005-01-31


Udhëheqësit e partisë demokrate në kongresin amerikan i bën thirrje presidentit Bush të përcaktojë një strategji të qartë daljeje nga Iraku gjatë fjalimit që do të mbajë mbi qendjen e vendit.

Udhëheqësi i pakicës në senat Harry Reid tha sot se zgjedhjet në Irak janë një mundësi e shkëlqyer për zotin Bush për të ndryshuar drejtimin. Ai tha se Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për një strategji daljeje.

Udhëheqësja e pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve Nancy Pelosi tha se kundërshton me forcë ndryshimet e propozuara nga presidenti për programin qeveritar të pensioneve. Ajo tha se demokratët do të luftojnë çdo përpjekje për të hequr benefitet e pensioneve ose për të shtuar deficitin buxhetor.

Zoti Bush kërkon tu japë punonjësve të rinj mundësinë ti investojnë privatisht parave që tani i kanë në programin qeveritar të pensioneve.

Dy udhëheqësit demokrat do të japin një përgjigje zyrtare ndaj fjalimit të presidentit mbi gjendjen e vendit që do të mbahet të mërkurën.

XS
SM
MD
LG