Lidhje

Javar: Trupat e huaja nuk duhet të largohen nga Iraku - 2005-02-01


Presidenti i përkohshëm i Irakut, Ghazi al-Yawar thotë se nuk ka kuptim që t’u kërkohet trupave të huaja të largohen nga vendi tani, por disa prej tyre mund të largohen nga fundi i këtij viti.

Sot gjatë një konference shtypi, zoti al-Yawar tha se forcat e huaja duhet të largohen nga vendi vetëm pas krijimit dhe forcimit të trupave irakiane dhe përmirësimit të gjendjes së sigurisë atje.

Në Irak gjenden rreth 150 mijë trupa amerikane si dhe 20 mijë trupa nga vende të tjera.

Ndërkohë më shumë se 200 punonjës të zgjedhjeve po hartojnë rezultatet përfundimtare të votimeve në Bagdat.

Po sot, autoritetet irakiane zbutën masat e sigurisë të marra për zgjedhjet dhe rihapën kufijtë e vendit si dhe aeroportin e Bagdatit. Ndërkohë në Irak pati raste dhune, në qytetin verior Irbil dy policë u vranë nga një bombë në anë të rrugës.

XS
SM
MD
LG