Parlamenti i Sllovenisë ratifikoi kushtetutën e re të Bashkimit Evropian, duke çuar në tre numrin e vendeve anëtare të Bashkimit që e kanë miratuar këtë dokument.
Kushtetuta e re pritet të hyjë në fuqi në vitin 2007 nëse nënshkruhet nga të 25 vendet anëtare të BE-së.
Parlamentet e Hungarisë dhe të Lituanisë e kanë miratuar dokumentin, ndërsa Spanja pritet të mbajë një referendum më 20 shkurt.
Asambleja Kombëtare Franceze votoi për një amendament kushtetues që lejon zhvillimin e një referendumi mbi Kartën e BE-së. Pritet që Senati Francez ta miratojë këtë masë nga fundi i muajit, para një sesioni parlamentar ku pritet të miratohet amendamenti, i cili i hap rrugën referendumit.