Grupi ndërkombëtar i Kontaktit u ka bërë thirje zyrtarëve të Kosovës të tregojnë rezultate konkrete për mbrojtjen e pakicave.
Grupi, i cili përbëhet nga Britania, Franca, Gjermania, Italia, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara nxori sot një deklaratë, pas dy ditë takimesh me zyrtarë vendorë dhe ndërkombëtarë në Prishtinë.
Grupi i bëri gjithashtu thirje presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova t’i përmbahet angazhimit të tij dhe të heqë dorë nga posti i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.