Lidhje

Izraeli, plan për lirimin e 900 palestinezëve - 2005-02-03


Kabineti izraelit i sigurimit ka miratuar një plan për lirimin e 900 të burgosurve palestinezë dhe për tërheqjen e trupave nga qyteti palestinez i Xherikos.

Sipas planit, Izraeli do të lirojë 500 palestinezë në mbarim të takimit të nivelit të lartë izraelito-palestinez në Egjipt javën e ardhëshme, si dhe 400 të tjerë gjatë 3 muajve të ardhshëm. Qeveria izraelite thotë se të burgosurit e akuzuar për sulme vdekjeprurëse nuk do të lirohen. Izraeli. mban të burgosur rreth 8 mijë palestinezë.

Dy palët thonë se shpresojnë të arrijnë marrëveshje në takimin e Kairos për një armëpushim zyrtar që do t’i jepte fund dhunës katër vjeçare.

Ndërkohë, persona të armatosur palestinezë prishën të enjten armëpushimin e filluar 2 javë më parë me një sulm kundër një automjeti ushtarak izraelit, nga i cili u plagos një ushtar në Rripin e pushtuar të Gazës. Ushtarët izraelitë iu përgjigjën zjarrit dhe vranë një palestinez të armatosur. //az//

XS
SM
MD
LG