Lidhje

Papa ndjehet më mirë me shëndet - 2005-02-04


Vatikani thotë se gjendja shëndetësore e Papës Gjon Pali i Dytë vazhdon të përmirësohet.

Zëdhënësi i Vatikanit tha sot se Ati i Shenjtë është në gjendje tani të hajë rregullisht.

Ai la të kuptohet se Ati i Shenjtë nuk do ta mbajë një fjalim në video nga spitali, para studentëve që synojnë të bëhen priftërinj. Por ai vuri në dukje se Papa do që ta mbajë të dielën fjalimin e tij të përjavshëm para pelegrinëve dhe se nëse gjendja e tij shëndetësore përmirësohet, ai mund ta mbajë fjalimin nga spitali.

Papa Gjon Pali prej tri ditësh është shtruar në spitalin Gemelli të Romës. Ati i Shenjtë 84 vjeçar po kurohet për grip dhe probleme me frymëmarrjen.

Zëdhënësi tha, se duke patur parasysh përmirësimin e gjendjes së Papës, ai nuk parashikon të njoftojë për gjendjen e tij shëndetësore deri të hënën.

XS
SM
MD
LG