Lidhje

Rice: Uashingtoni po mbështetet në diplomaci për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Iranin - 2005-02-05


Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs, thotë se administrata e Presidentit Bush po mbështetet në diplomaci për të parandaluar prodhimin e armëve bërthamore nga Irani.

Zonja Rice zhvilloi dje bisedime në Britani dhe Gjermani, në fazën e parë të turneut të saj në Evropë dhe Lindjen e Mesme. Ajo thotë se diplomacia mund të jetë e suksesshme nëse komuniteti ndërkombëtar është i bashkuar dhe i vendosur në mesazhin e tij se pret që Irani të përmbushë angazhimet e veta.

Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe po zhvillojnë negociata me qeverinë e Teheranit lidhur me programin e saj bërthamor. Sekretarja Rajs i bëri thirrje Teheranit të shfrytëzojë mundësitë diplomatike që po i ofrohen.

Pas takimeve të saj në Londër, zonja Rajs tha se një sulm amerikan kundër Iranit nuk është aktualisht në plan.

Shefja e diplomacisë amerikane shkon sot për vizita në Varshavë dhe në Ankara.

XS
SM
MD
LG