Lidhje

Nënpresidenti Çeni: Nuk besojmë se Iraku do të bëhet një teokraci islamike si Irani fqinj - 2005-02-07


Nënpresidenti amerikan, Dik Çeni, tha se Uashingtoni nuk beson se Iraku do të bëhet një teokraci islamike si Irani fqinj.

Zoti Çeni i tha rrjetit televiziv Foks se kleriku më i lartë shiit i Irakut, Ajatollah Ali al-Sistani, ka thënë se klerikët nuk duhet të luajnë rol të drejpërdrejtë në qeveri. Nënpresidenti amerikan i bëri këto komente në përgjigje të një njoftimi të gazetës Nju Jork Tajms se disa klerikë shiitë kërkojnë ta bëjnë islamin parimin udhëheqës në kushtetutën e re të Irakut.

Ndërkohë, zyrtarë irakianë thonë se persona të armatosur kanë rrëmbyer katër egjiptianë që punonin për një kompani telefonike.

Grupi islamik që ka marrë përgjegjësinë për rrëmbimin e gazetares italiane Giuliana Sgrena, ka kërcënuar se do ta vrasë atë, nëse Italia nuk tërheq trupat nga Iraku.

Në akte të tjera dhune, një ushtarë amerikanë humbi jetën të dfjelën nga shpërthimi i një bombe në anë të rrugës në Bagdad. //az//

XS
SM
MD
LG