Lidhje

BE: Bisedime me Bosnjen vetëm pas shtimit të bashkëpunimit me Hagën - 2005-02-08


Presidenti i Komisionit Evropian shtroi mundësitë e bisedimeve për përafrimin e Bosnjes me Bashkimin Evropian por vetëm nëse vendi ballkanik shton bashkëpunimin me gjykatën e Hagës për krime lufte.

Jose Manuel Barroso i tha kryeministrit boshnjak Adnan Terzic se zyrtarët e Bashkimit Evropian do të vendosin në Maj në se Bosnje-Hercegovina ka zbatuar reforma të mjaftueshme për të filluar bisedimet për marrëveshjen e stabilizim-asocimit. Marrëveshja do të shtonte lidhjet politike dhe tregëtare të Bosnjes me Bashkimin Evropian dhe do të konsiderohej si hapi i parë drejt anëtarësimit të saj në BE.

Zyrtari i Bashkimit Evropian vlerësoi disa përparime por ai i tha udhëheqësit boshnjak se vendi i tij ka ende shumë punë për të bërë.

Republika e serbëve të Bosnjes ekstradoi muajin e kaluar të dyshuarin e parë në Gjykatën e Hagës, por të tjerë, përfshi udhëheqësin e serbëve të Bosnjes që ende nuk është kapur.

XS
SM
MD
LG