Lidhje

Sekretarja Rice, sot bisedime në Romë - 2005-02-08


Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleeza Rice ndodhet sot në Romë për bisedime me zyrtarë italianë dhe të Vatikanit, pas turneut të saj në Lindjen e Mesme, gjatë të cilit u takua me zyrtarë izraelitë dhe palestinezë.

Zonja Rice do të zhvillojë sot bisedime me Ministrin e Jashtëm italian Gianfranco Fini, por takimi me Kryeministrin Silvio Berlusconi u anullua, për shkak se udhëheqësi italian është i sëmurë me grip. Edhe takimi me Papa Gjon Palin u anullua për arsye të ngjashme.

Duke folur dje lidhur me takimin e saj në Lindjen e Mesme, zonja Rice shprehu besim për takimin e sotëm mes Kryeministrit izraelit Ariel Sharon dhe Presidentit palestinez Mahmud Abbas.

Ajo tha se të dy udhëheqësit kanë pranuar ftesa të veçanta për të vizituar Shtëpinë e Bardhë dhe shtoi se Washingtoni do t’u japë më tepër se 40 milionë dollarë ndihma palestinezëve gjatë tre muajve të ardhshëm.

XS
SM
MD
LG