Lidhje

Sekretarja Rice: ka ardhur koha që Franca dhe SHBA t’i lenë mënjanë mosmarrëveshjet - 2005-02-08


Ministri i Jashtëm francez e përkrahu thirrjen e zonjsë Rajs për një fillim të ri në marrëdhëniet trans-Atlantike, por tha se duhen respektuar mendimet e ndryshme.

Ministri i Jashtëm francez Michel Barnier tha gjatë një konference shtypi të përbashkët me zonjën Rice dje në Paris se është koha për një fillim të ri në marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Francës.

Të dy vendet patën mosmarrëveshje të mëdha lidhur me luftën në Irak, ku Franca nuk pranoi të përfshihej. Por Sekretarja Rice tha se ka ardhur koha që Franca dhe Shtetet e Bahskuara t’i lenë mënjanë mosmarrëveshjet.

Zoti Barnier gjithashtu bëri thirrje për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në bisedimet mes vendeve evropiane dhe Iranit, që synojnë ta bindin këtë të fundit të heqë dorë nga programi i tij bërthamor.

Sekretarja Rice thotë se Teherani nuk duhet lejuar t’i diktojë kushtet e bisedimeve.

Ky është udhëtimi i parë i zonjës Rice jashtë vendit në postin e Sekretares së Shtetit. Gjatë këtij turneu, zonja Rice vizitoi Lindjen e Mesme dhe disa vende evropiane.

XS
SM
MD
LG