Lidhje

Izraeli fillon rihapjen e pikëkalimeve në teritoret palestineze - 2005-02-08


Izraeli rihapi një pikë të rëndësishme kalimi kufitar në pjesën veriore të Rripit të Gazës dhe thotë se do të heqë së shpejti postblloqet kryesore që rrethojnë 5 qytete palestineze në Bregun Perëndimor.

Izraeli thotë se 1 mijë punëtorë palestinezë dhe qindra tregëtarë të Gazës do të lejohen të hyjnë nesër në Izrael në pikëkalimin Erez. Kjo pikë kufitare u mbyll muajin e kaluar pasi ekstremistët vranë 6 civilë izraelitë në Gazën veriore.

Udhëheqësi palestinez Mahmoud Abbas thotë se Izraeli do t’i heqë postblloqet, ndërsa dorëzon kontrollin e sigurisë të qyteteve të Bregut Perëndimor, mes së cilave Jericho, Tulkarem, Qalqiliya, Bethlehem dhe Ramallah, gjatë javëve të ardhshme.

Zhvillimet e sotme vijnë një ditë pas një takimi të nivelit të lartë mes Izraelit dhe palestinezëve, ku udhëheqësi palestinez Mahmoud Abbas deklaroi fundin e sulmeve ekstremiste ndaj izraelitëve. Izraeli, nga ana e tij premtoi se do të ndërpresë vrasjet e palestinezëve në të gjitha teritoret.

XS
SM
MD
LG