Lidhje

Koreja e Veriut pohon se ka armë bërthamore - 2005-02-10


Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs, po i bën thirrje Koresë së Veriut të rifillojë bisedimet për çarmatimin bërthamor pasi Pheniani tha se ka armë atomike si dhe ka plane për t’i mbajtur ato si mjete shkurajuese.

Më parë, Koreja e Veriut kishte folur me nënkuptime për programin e saj të armëve bërthamore. Por të enjten Pheniani deklaroi zyrtarisht se zotëron armë bërthamore dhe se pezullon për një kohë të pacaktuar pjesëmarrjen në bisedimet 6-palëshe.

Koreja e Veriut thotë se administrata e Presidentit Bush nuk ka hequr dorë nga “politika armiqësore”, siç u shpreh ajo, për ndryshimin e regjimit të Phenianit, prandaj nuk gjen arsye të marrë pjesë në bisedime.

Shtëpia e Bardhë thotë se mbetet e angazhuar për një zgjidhje diplomatike të çështjes bërthamore.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, tha sot se nuk mund ta konfirmonte nëse Pheniani kishte armë bërthamore. Por ai shtoi se Koreja e Veriut përbën shqetësim sepse drejtohet nga një regjim diktatorial që historikisht i ka shkelur marrëveshtjet ndërkombëtare dhe ka përhapur teknologji armësh.

XS
SM
MD
LG