Lidhje

Bushi i kërkon 950 milionë dollarë për vendet e goditura nga cunamët - 2005-02-10


Presidenti Bush po i kërkon Kongresit të miratojë 950 milionë dollarë për përpjekjet e ndihmave dhe të rindërtimit në vendet aziatike të goditura nga tërmeti dhe cunamët e 26 dhjetorit.

Presidenti tha dje se kërkesa përfshin premtimin origjinal të Shteteve të Bashkuara për 350 milionë dollarë.

Më shumë se një e treta e fondeve do të shpenzohet për përpjekjet e rindërtimit, kurse një e treta mbulon ndihmat që Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar dhe Departamenti i Mbrojtjes u kanë dhënë vendeve të goditura nga cunamët.

Pjesa tjetër e fondeve do të përdoret për të ndihmuar të mbijetuarit dhe për të paguar për përmirësimin e sistemeve paralajmëruese për cunamët.

Zyrtarët amerikanë të ndihmave thonë se ky është buxheti më i madh për ndihma humanitare i caktuar ndonjëherë nga qeveria amerikane.

Nivele rekord kanë arritur edhe dhurimet private amerikane, të cilat parashikohet se kanë tejkaluar të 700 milionë dollarët.

XS
SM
MD
LG