Lidhje

Bashkimi Evropian po shqyrton vendosjen e standarteve uniforme për imigrantët që kërkojnë strehim politik


Ministrat e brendshëm dhe ata të drejtësisë, të cilët janë mbledhur në Vienë, po diskutojnë krijimin e qendrave të pritjes në Evropën lindore dhe Afrikë, ku të shqyrtohen kërkesat e imigrantëve që duan të vendosen në Evropën perëndimore. Qendra e parë mund të hapet në Tanzani dhe do t’u shërbejë personave që kërkojnë të largohen nga vendet e Afrikës qendrore.

Ministrat po shqyrtojnë gjithashtu mundësinë e dislokimit të ekipeve të përgjigjes së shpejtë, të përbërë nga përkthyes, personel për shqyrtimin e kërkesave dhe personel mjekësor në vendet anëtare ku vala e imigrantëve është më e madhe.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian u kanë bërë thirje vendeve anëtare të standartizojnë politikat e miratimit të strehimit politik në mënyrë që të pengohet futja e imigrantëve të paligjshëm.

//ic//

XS
SM
MD
LG