Lidhje

Anketat e radhisin partinë Kadima si fituese të zgjedhjeve të 28 marsit në Izrael


Një anketë e re e opinionit publik tregon se partia Kadima e kryeministrit Ariel Sharon do të fitojë zgjedhjet e 28 marsit edhe pa të si drejtues.

Rezultatet e anketave të fundit të opinionit tregojnë se Kadima që tani drejtohet nga kryeministri i përkohshëm Ehud Olmert, do të fitonte të paktën 44 vende në parlamentin prej 120 anëtarësh. Partia e qendrës së majtë, Partia Laburiste do të merrte të paktën 16 vende dhe partia e krahut të djathë, Partia Likud 13 vende.

Ndërkohë mjekët e zotit Sharon thonë se ai nuk është më në rrezik për jetën. Ata thanë sot se ka përmirësime të lehta të gjendjes së tij dhe se ai ka nevojë vetëm për doza të ulta qetësuesish. Ata kanë në plan të ndalojnë anestezinë deri nesër. Mjekët thanë se zoti Sharon, 77 vjeç nuk do të jetë në gjendje të vazhdojë detyrën si kryeministër pas hemoragjisë cerebrale që kaloi javën e shkuar.

XS
SM
MD
LG