Lidhje

Rezolutë e Parlamentit shqiptar në mbështetje të vullnetit të popullit të Kosovës


Parlamenti shqiptar miratoi sot pasdite nje rezolute të posacme për Kosovën me anë të së cilës shprehet shpresa se rezultati i bisedimeve për statusin do të reflektojë aspiratat dhe vullnetin e lirë të qytetarëve të Kosovës për një shtet të pavarur dhe demokratik. Rezoluta u miratua me votën pro të të gjithë deputetëve në sallë

Parlamenti i Shqipërisë mbështet vullnetin e lirë të popullit të Kosovës i cili është shprehur tashmë për pavarësi dhe shpreson fuqishëm se nga procesi i bisedimeve do të dalë një rezultat i qëndrueshëm i cili reflekton aspiratat dhe vulllnetin e lirë të qytetarëve të Kosovës për një shtet të pavaruar demokratik dhe europian. Ky është thelbi i së miratuar sot pasdite me mbështetjen e deputetëtve të të gjitha krahëve të politikës.

Teksti i rezolutës kaloi në disa faza të cilat u shoqëruan dhe me debate, veçanërisht mes përfaqësuesve të opozitës së majtë dhe ministrit të jashtëm shqiptar Besnik Mustafaj, lidhur me luhatjet në përkufizimet e qëndrimit zyrtar të Tiranës rreth këtij problemi dhe veçanërisht me përdorimin e termit pavarësi e kushtëzuar. Rezoluta ishte miratuar në parim prej shumë ditësh por ajo iu nënshtrua dhe disa modifikimeve të tjera, ku në krahasim me tekstin e parë, në atë të miratuar sot nga parlamenti ishte shtuar edhe një paragraf tjetër ku theksohej “mbështetja e vullnetit të lirë të popullit të Kosovës i cili është shprehur tashmë për pavarësi”. Ku paragraf në të vërtetë ka zëvendësuar një cilësim të mëparshëm më të përgjithshëm që fliste për “parimin e vetvendosjes me vullnetin e lirë e të shprehur qartë të qytetarëve”, por ku mungonte përdorimi i termit “pavarësi”.

Pjesa tjetër e rezolutës është një vlerësim për rolin e faktorit ndërkombëtar. Në të “përshëndetet vendimi i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për fillimin e bisedimeve për përcaktimin e statusit” si dhe “vlerësohen përpjekjet e institucioneve të Kosovës dhe banorëve të saj në ndërtimin një Kosove demokratike e multietnike”. Parlamenti nëpërmjet rezolutës “inkurajon dhe mbështet nisma e projekte konkrete të qeverisë që do të ndihmonin zhvillimin ekonomik, shoqëror dhe kulturor të Kosovës dhe do të intensifikonin dialogun dypalësh dhe shumëpalësh në rajon” dhe nga ana tjetër “mbetet i angazhuar në veporimin e tij diplomatik gjatë periudhës së bisedimeve për përcaktimin e statusit”.

XS
SM
MD
LG