Lidhje

A do të joshë rajonet e tjera që të shpallin pavarësinë vendimi i gjykatës për Kosovën


Gjykata e Kombeve të Bashkura në Hagë ka vendosur se deklarimi i pavarësisë së Kosovës nga Serbia ishte në bazë të ligjit. Ministri i Jashtëm i Kosovës Skender Hyseni foli për shtypin menjëherë pas opinionin të gjykatës.

Ky është një lajm i mirë për Kosovën. Ky është një lajm i mirë për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ky është një lajm i mirë për Evropën sepse përfundimisht, një gjykatë nderkombëtare e drejtësisë, një instuticion me famë i drejtësisë, ka konfirmuar se populli i Kosovës ka bërë atë që duhet duke deklaruar pavarësinë e tyre me 17 shkurt 2008.

Përsa i takon Serbisë, tha kryediplomati Vuk Jeremiç, vendimi i gjykatës nuk do të ndryshojë pozicion e vendit të tij.

Serbia kurrë, nën asnjë rrethanë nuk do të njohë pavarësinë e njëanëshme të së ashtëquajturës Republikë e Kosovës.

Ian Bancroft është bashkthemelues i TransConflict, një organizatë humanitare që punon në Ballkanin perëndimor. Duke folur nga Beogradi, ai thotë se vendimi i dhënë nga Gjykata Ndërkombëtare është i rëndësishëm.

Absolutisht një vendim kyç. Serbia po mbështetej mbi këtë vendim që nuk ka fuqi ligjore për të fituar vrull, peshën politike, morale, ligjore, simbolike për të shkuar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe për të siguruar një rezolutë tjetër që bën thirrje për rifillimin e negociatave me Kosovën. Dështimi në sigurimin e verdiktit që ata prisnin, duke patur në mendje se gjykata pohoi atë të cilën shumë njerëz nuk e pritnin, me një vendim të qartë, bën që tani Serbia të rikonsiderojë seriozisht mënyrën se si do ta trajtojë çështjen.

Rreth 70 vende përfshi Shtetet e Bashkuara, Japoninë, Gjermaninë, Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Por sikurse thotë Kurt Volker, ish ambasadori i Shteteve të Bashkuara në NATO, një shtet i rëndësishëm që ende kundërshton pavarësinë e Kosovës është Rusia.

Rusia e ka identifikuar veten pjesërisht si mbrojtës të Serbisë dhe dëshiron të jetë mbështetëse e Serbisë. Së dyti, thotë se kjo u bë jashtë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe si anëtare e këtij blloku, Rusia mendon se duhet të kishte patur të drejtën të shprehet pro apo kundër dhe se kjo nuk duhet të kishte ndodhur. Së treti, vet Rusia është një vend me popullsi shumë etnike dhe shumë rajone të ndryshme dhe patjetër që është e interesuar të sigurohet se ne nuk krijojmë një të drejtë ndërkombëtare për shtetet seperatiste.

Shumë ekspertë, përfshi zotin Ian Bancroft, besojnë se vendimi nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dërgon një mesazh në mbarë botën.

Parimi i vendimit të gjykatës duket mjaft i qartë, se ligji ndërkombëtar nuk ndalon deklarimet e njëanëshme të pavarësisë. Kështu që, çdo lëvizje për ndarje, pavarësisht vendodhjes në botë, do të marrë këtë si shembull dhe do të inkurajohet se edhe ata mund të ndjekin këtë rrugë.

Por ish ambasadori Kurt Volker shpreh një pikëpamje tjetër.

Nuk mendoj se do të ketë atë ndikim të madh në asnjërën anë, nëse janë shtetet që duan të ruajnë integritetin e tyre territorial kundër aspiratave të popullsive të tyre indigjene apo lëvizjet që duan të kërkojnë pavarësitë e tyre dhe lirinë. Këto tendenca dhe dëshira janë zhvilluar ndërkohë dhe ata do të vazhdojnë pavarësisht vendimit të gjykatës.

Ekspertët thonë se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë tani do ti kalohet Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ku pritet të zhvillohet një debat mbi Kosovën shtatorin tjetër.

XS
SM
MD
LG