Lidhje

Analistët: A mund të bëjnë më shumë Shtetet e Bashkuara në Libi?


Analistët: A mund të bëjnë më shumë Shtetet e Bashkuara në Libi?
Analistët: A mund të bëjnë më shumë Shtetet e Bashkuara në Libi?

Në Libi vazhdon shtypja me dhunë e protestave dhe sipas njoftimeve, qindra njerëz janë vrarë. Ndërkohë, zyrtarë të lartë të qeverisë janë larguar nga postet në mbështetje të protestuesve. Administrata Obama e ka dënuar dhunën por a mund të bëjnë më shumë Shtetet e Bashkuara?

Në rrugët e Tripolit mbretëron kaosi dhe protestuesit janë bërë më të guximshëm megjithë shtimin e dhunës qeveritare:

Këtu në Uashington, veprimtari libian i të drejtave të njeriut, Ali Abuzakuk thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të ndërhyjnë për të ndalur masakrën.

"Amerika është e vetmja superfuqi, dhe ne e dimë se kur një superfuqi do të bëjë diçka, ajo mund ta bëjë."

Dje, Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton, përsëriti qëndrimin e administratës lidhur me Libinë:

"Je i jemi bashkuar komunitetit ndërkombëtar duke e dënuar me forcë dhunën në Libi. Ne do të marrim hapat e nevojshëm mbi bazën e politikave, vlerave dhe ligjeve tona por do të punojmë në koordinim me komunitetin ndërkombëtar."

Ian Lesser, i cili është marrë me formulimin e politikës për Afrikën Veriore nën Presidentin Klinton, thotë se për shkak të marrëdhënieve të tensionuara me Libinë prej shumë vitesh, Shtetet e Bashkuara kanë lidhje të dobëta brenda vendit.

"Përsa i përket ndikimit që kemi, ne nuk mund të bëjmë shumë për të ndikuar në ndryshimin e gjendjes në Libi,"- thotë ai.

Zoti Lesser parashikon se Ghadafi i ka ditët të numëruara në pushtet dhe mendon se në vend do të dalin grupe të armatosura, të ngjashme më shumë me ato në Irak se sa në Egjipt dhe Tunizi:

"Do të na duhet të krijojmë lidhje me cilëndo qeveri që do të vijë në Libi. Me disa nga këta njerëz ne do ta kemi të vështirë të punojmë dhe mund të mos na pëlqejmë. Disa prej tyre mund të jenë të dhunshëm ose të paaftë."

Aktualisht provincat lindore të Libisë duket se janë nën kontrollin e forcave kundër regjimit, ndërkohë që nga ana tjetër, udhëheqësi libian ka deklaruar se do të luftojë deri në pikën e fundit të gjakut.


XS
SM
MD
LG