Lidhje

Vritet një kandidat i AAK në Skënderaj


Në komunën e Skenderajt në Kosovën qendrore, është vrarë një kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për zgjedhjet komunale të së dielës.

Policia e Kosovës tha se Bekim Birinxhiku, është vrarë të shtunën në Skenderaj, nga një pjesëtar i Policisë së Kosovës. Autoritete e policisë thanë se është arrestuar dorasi, ndërsa përjashtuan cdo mundësi që vrasja të ketë të bëjë me zgjedhjet për pushtetin komunal.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nëpërmjet një komunikate për opinion, konfirmoi se i vrari ishte kandidat i saj për deputet të Kuvendit Komunal të Skenderajt, në zgjedhjet e së dielës.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, duke u rezervuar nga kualifikimi i këtij rasti të rëndë dhe kriminal mbi jetën e Bekim Birinxhikut, fton organet e rendit dhe të drejtësisë që sa më parë ta zbardhin rastin. Edhe pse nuk dihen motivet, fakti që vrasja është kryer një ditë para zgjedhjeve lokale në Kosovë, duhet t’i shtyjë organet e rendit dhe prokurorinë që ta zbardhin sa më parë këtë krim”, thuhet në komunikatën për opinion të kësaj partie.

Ndaj rastit reagoi edhe koalicioni i organizatave joqeveritare .“Demokracia në Veprim” e cila i ka bërë thirrje policisë “që sa më shpejt që është e mundur të dalë me të dhëna zyrtare për motivet që kanë shkaktuar këtë akt tragjik, në mënyrë që të mos ngrihen tensione në opinion, në prag të ditës së zgjedhjeve”.

Policia tha se është duke bërë përpjekje për të ndriçuar rrethanat e vrasjes që sipas saj, kanë të bëjnë me mosmarrëveshje ndërmjet viktimës dhe vrasësit.
XS
SM
MD
LG