Lidhje

Abas: Izraeli të tërhiqet nga tokat e pushtuara


Presidenti palestinez Mahmoud Abbas ka kërkuar një “afat të paracaktuar” për tërheqjen e Izraelit nga territoret e pushtuara palestineze.

Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, zoti Abbas tha se do të kërkojë një rezolutë të OKB-së për të arritur këtë qëllim. Anëtarë të stafit të tij u shprehën se afati mund të jetë 3-vjeçar.

Izraeli e ka pranuar idenë e një zgjidhjeje me dy shtete. Por, negociatorët izraelitë dhe ata palestinezë nuk bien dakort për kufijtë e një shteti të ardhshëm palestinez.

Zyrtarët palestinezë gjithashtu akuzojnë izraelitët për kryerjen e krimeve të luftës gjatë konfliktit të fundit ndërmjet Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas, në Rripin e Gazës.

XS
SM
MD
LG