Lidhje

Abas përsëriti kërkesën për njohjen e shtetit palestinez nga OKB-ja


Abas përsëriti kërkesën për njohjen e shtetit palestinez nga OKB-ja
Abas përsëriti kërkesën për njohjen e shtetit palestinez nga OKB-ja

Presidenti palestinez Mahmud Abas përsëriti planin e tij për të kërkuar njohjen e shtetit palestinez nga OKB-ja, nëse nuk ka përparim në bisedimet e paqes me Izraelin deri në shtator.

Zoti Abas i bëri komentet në Ramallah sot, një ditë pasi kryeministri izraelit u tha ligjvënësve amerikanë se ai e kundërshtonte një lëvizje të tillë.

Presidenti palestinez tha se zoti Netanjahu nuk bëri asgjë përsa i përket përmirësimit të bisedimeve të paqes me fjalimin e tij, ku ai parashtroi parametrat e Izraelit për negociatat e ardhshme.

Presidenti Obama tha sot se do ishte gabim për palestinezët që t’u drejtoheshin Kombeve të Bashkuara pa biseduar më parë me izraelitët. Këto komente presidenti i bëri në një konferencë shtypi të përbashkët me kryeministrin britanik David Cameron në Londër. Zoti Obama tha se ka besimin se të dyja palët mund të bien dakord me synimin për një shtet të sigurtë hebraik dhe një tjetër shtet sovran, atë paletinez, por paralajmëroi se kjo do të kërkonte kompromisin mes të dy palëve.

Në një fjalim para kongresit amerikan, kryeministri Benjamin Netanjahu tha dje se Izraeli nuk do të kthehej në kufijtë që kishte para luftës gjashtë-ditëshe të 1967-ës. Ai u tha ligjvënësve se Jeruzalemi nuk do të ndahej kurrë dhe se Izraeli nuk do të negocionte me një qeveri palestineze që përfshinte grupin militant Hamas.

Presidenti amerikan Barak Obama ka thënë se Izraeli duhet të bëjë “zgjedhje të vështira” që nevojiten për arritjen e marrëveshjes së paqes. Ai tha se këtu përfshihet edhe bazimi i kufijve mes Izraelit dhe një shteti palestinez në vijat e 1967-ës, me marrëveshje dypalëshe për shkëmbim territoresh.

XS
SM
MD
LG