Lidhje

Abe-Putin, pa marrëveshje paqeje


Kryeministri japonez, Shinzo Abe dhe presidenti rus Vladimir Putin përfunduan dy ditë bisedime pa ndonjë sukses të konsiderueshëm për çështjen kryesore për të cilën kanë mosmarrëveshje që nga koha e Luftës së Dytë Botërore.

Dy udhëheqësit u takuan sot në Tokio pasi mbajtën bisedime një ditë më parë.

Në kryeqytetin japonez, policia ndaloi afrimin e protestuesve nacionalistë tek vendi ku mbahej takimi. Demonstruesit kërkonin që Rusia të kthejë ishujt jugore Kuril në perëndim të Paqësorit që ishin pushtuat nga forcat sovjetike në fund të luftës, duke detyruar arratisjen e 17 mijë banorëve japonezë.

Dy vendet nuk kanë arritur të bien dakord në një traktat paqeje pas luftës, për shkak të mosmarrëveshjes së vazhdueshme për kontrollin e ishujve.

XS
SM
MD
LG