Lidhje

Aksident me autobus në Kinë


Autoritetet kineze njoftuan se si pasojë e rrëzimit të një autobusi në Kinën qendrore u vranë të paktën 36 vetë dhe u plagosën 13 të tjerë.

Ngjarja ndodhi mbrëmë në Provincën Shansi.

Megjithëse shkaku i rrëzimit është ende nën hetim, autoritetet thonë se autobusi goditi një mur brenda një tuneli në një autostradë.

Të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dëshmojnë se aksidentet rrugore në Kinë vrasin çdo vit rreth 260 mijë njerëz.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG