Lidhje

Admirali Mullen bën thirrje për bashkëpunim mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës


Admirali Mullen bën thirrje për bashkëpunim mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës
Admirali Mullen bën thirrje për bashkëpunim mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës

Shefi i shtatmadhorisë amerikane, admirali Mike Mullen filloi një vizitë katër ditore në Kinë për bisedime me zyrtarë të lartë kinezë mbi marrdhëniet dy palëshe dhe çështje tjera si Korea e Veriut, Tajvani dhe mosmarrëveshjet terrioriale në Detin e Kinës Jugore.

Shefi i shtatmadhorisë së ushtrisë amerikane, Admirali Mike Mullen, tha në një konferencë shtypi sot në Pekin se nuk ka partnerë më të përshtatshëm për të bërë më shumë dhe për të patur përfitime më të mëdha se ç’mund të sjellë bashkëpunimi mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

“Nuk ka dyshim se ky rajon i gjallëruar është në rritje dhe prania në rritje e Kinës dhe ndikimi i saj luan një rol të rëndësishëm dhe jetësor në Azi. Por në frymën e përfitimit të ndërsjellë, është me rëndësi të theksohet se rritja e Kinës nuk do të thotë rënie e Amerikës”.

Admirali Mullen do të vizitojë dy baza ushtarake kineze këtë javë. Ai përmendi përpjekjet e Kinës dhe vendeve të tjera për modernizimin forcave të tyre ushtarake.

“Historikisht, ndërkohë që vendet zhvillohen, ato shpesh investojnë në forcat e tyre të armatosura, dhe ky rajon nuk bën përjashtim. Por me rritjen e fuqisë ushtarake duhet të rritet përgjegjësia, bashkëpunimi dhe transparenca. Pa këto aspekte, rritja e fuqisë ushtarake në rajonin tuaj, në vend ta bëjë më të sigurt dhe më të qëndrueshëm rajonin, mund të ketë efekt të kundërt”.

Admirali Mullen tha se ai do të diskutojë ngecjen bisedimeve për çarmatimin bërthamor me Korenë e Veriut, çështjen e Tajvanit, marrëdhëniet SHBA-Kinë, mosmarrëveshjet territoriale në Detin e Kinës Jugore dhe çështje të tjera.

XS
SM
MD
LG