Lidhje

Afganistan: 12 të vrarë nga një sulm në Helmand


Afganistan: 12 të vrarë nga një sulm në Helmand
Afganistan: 12 të vrarë nga një sulm në Helmand

Një shpërthim vetvrasës me autobombë në provincën e Helmandit shkaktoi vrasjen e 12 policëve dhe të një fëmije, në sulmin e parë madhor në zonë që kur forcat afgane morën përgjegjësinë nga trupat e udhëhequra nga NATO.

Një zëdhënës tha në kryeqytetin provincial Lashka Ga se shpërthimi i sotëm ndodhi në selinë e policisë. Ai tha se tre civilë ishin mes të vrarëve.

Talebanët morën përgjegjësinë për sulmin.

Sigurimi për këtë qytet iu dorëzua këtë muaj forcave afgane. Sulmi vjen në ditën e dytë të vizitës në Afganistan të admiralit amerikan Mike Mullen.

XS
SM
MD
LG